AKTUALITET /

Zjarr i madh tek tregu i fruta-perimeve në Gjirokastër

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqen pranë tregut të shumicës së produkteve fruta-perime në qytetin e Gjirokastrës.

Shkruar nga Versus

Zjarr i madh tek tregu i fruta-perimeve në Gjirokastër

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqen pranë tregut të shumicës së produkteve fruta-perime në qytetin e Gjirokastrës.

Mësohet se flakët prej mëse 30 minutash dogjën një parcelë me bimësi pranë tregut të pozicionuar në pjesën e poshtme të qytetit, pranë lumit Drino.

Në vendngjarje mbërritën dy automjete zjarrfikëse dhe një autobot pasi zjarri mori përmasa të mëdha për shkak të ndikimit të erës. Pas disa minutash zjarri u vendos nën kontroll.

Poll