Një zjarr ka rënë në stacionin elektrik në lagjen 18 në Korçë.
Për pasojë është ndërprerë edhe energjia elektrike dhe 1/3 e qytetit juglindor është në terr.
Dyshohet se ka patur defekt në një transformator, ndërsa është ndërprerë edhe energjia elektrike në zonë.
Zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen e zjarrit, ndërsa ka mbërritur dhe policia për zbardhjen e rrethanave.







