Një aksident i ka ndodhur zjarrfikëses së Shkodrës.
Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se, mjeti zjarrfikës ka dalë nga rruga në fshatin Vukatanë dhe për pasojë janë plagosur dy punonjës të të shërbimit zjarrëfikës.
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në fshatin "Vukatanë", shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën shtetasit K. M. dhe R. K., ( punonjës të shërbimit zjarrëfikës).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.







