AKTUALITET /

Zjarri rrezikon kurorën e gjelbër të Shëngjinit, tymi “pushton” zonën

Për shuarjen e flakëve ka ndërhyrë edhe një helikopter, ndërkohë që po punojnë edhe 4 mjete zjarrfikëse për të bërë të mundur parandalimin e flakëve që të mos ulen në zonën e plazhit.

Shkruar nga Versus

Zjarri rrezikon kurorën e gjelbër të Shëngjinit, tymi

Vatrat e zjarrit, të cilat janë aktive prej tre ditësh në Shëngjin rrezikojnë kurorën e gjelbër të kësaj zone.

I favorizuar dhe nga era, zjarri është përhapur në dy drejtime, mbi qytetin e Shëngjinit dhe nga ana e Rërës së Hedhur.

Për shuarjen e flakëve ka ndërhyrë edhe një helikopter, ndërkohë që po punojnë edhe 4 mjete zjarrfikëse për të bërë të mundur parandalimin e flakëve që të mos ulen në zonën e plazhit.

 

 

Poll