MAGAZINË /

Përplaset me makinë Alketa Vejsiu, moderatorja: Zoti është i madh! Se di si kam shpëtuar

Alketa ka treguar se të rinjtë të cilët udhëtonin në makinën me të cilën ajo u përplas, janë në gjendje të mirë.

Shkruar nga Versus
Përplaset me makinë Alketa Vejsiu, moderatorja: Zoti është i
Moderatorja Alketa Vejsiu

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka rrëfyer një aksident që i kishte ndodhur pak para se të mbërrinte për në emisionin që e moderon “Në Kurthin e Piter Pan”.

Gjatë një bisede me këngëtaren Figi, ajo tregoi se ishte përplasur me një djalë 18 vjeçar i cili sapo e kishte marrë patentën dhe ndodhej në makinë së bashku me një vajzë 17 vjeçare. Të dy ata fatmirësisht janë mirë.

Biseda mes Alketës dhe Fifit:

Alketa: Mua e di ç’më ka ndodhur sot Fifi? Gjysma e makinës time është e shtypur dhe kam pasur një incident sot, që nuk e di si kam shpëtuar.Zoti është i madh! Një djalë 18 vjeç sa kishte marrë patentën, frenuar ishim, makina iku në anën tjetër. Dhe nuk e di, shyqyr kisha vënë rripin e sigurimit.

Fifi: Je mirë?

Alketa Vejsiu: Jam mirë, kam ardhur në orën 9 e një minutë këtu, jam mirë…Jam mirë!

Fifi: Të shkuara! Ti je supersticioze?

Alketa Vejsiu: Unë shumë, mendoj që sot kishte një energji të çuditshme, por jam mirë. Fatmirësisht dhe ata që na përplasën janë mirë, se ishin të rinj. Djali 18, vajza 17 vjeç. Jemi mirë të gjithë! Versus.al

Poll