POLITIKË /

Mblidhet Asambleja e PS-së për Tiranën, zbardhen porositë e Edi Ramës

Gjatë mbledhjes së Asamblesë gjithashtu u prezantuan kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu si drejtues të qarkut ku bën pjesë dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Shkruar nga Versus

Mblidhet Asambleja e PS-së për Tiranën, zbardhen porositë e

Socialistët kanë mbajtur mbledhjen me dyer të mbyllura për përgatitjen dhe planin për zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen pranverën e vitit të ardhshëm, teksa mbrëmjen e sotme është mbledhur Asambleja e PS-së për Tiranën.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë gjithashtu u prezantuan kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu si drejtues të qarkut ku bën pjesë dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Mbledhja që zgjati rreth 1 orë e 45 minuta kryeministri Edi Rama ndau detyrat  dhe dha porositë për punën që duhet bëreë në terren për zgjedhjet parlamentare.

Burimet bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar anëtarëve të Asamblesë, sidomos të rinjëve, një angazhim më të madh në terren, koordinim me strukturat, përdorimin më shumë të rrjeteve sociale, sidomos TikTok-ut, si dhe afrimin e prurjeve të reja në PS.

Gjithashtu duke qenë se Tirana është qark i madh Rama u ka ndarë detyrat dhe tre drejtueseve politik. ku Elisa Spiropali do të fokusohet tek bashkitë e tjera të Qarkut të Tiranës, si Vora, Kamza, Rrogozhina dhe Kavaja, përsa i përket përgatitjes së fushatës për zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa, Ogerta Manastirliu do të ketë në përgjegjësi koordinimin me strukturat e PS-së në Tiranë. Erion Veliaj do të jetë përgjegjësi kryesor përsa i përket fushatës dhe përgatitjes së skuadrave së PS-së në Tiranë./Versus.al

 

 

Poll