POLITIKË /

Negociatat me BE-në, Rama: Nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndal

Rama mohon akuzat e opozitës dhe garanton se negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në BE nuk kanë ndalur, duke theksuar se nuk ekziston asnjë pengesë që mund të ndalojë procesin.

Shkruar nga Versus
Negociatat me BE-në, Rama: Nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin
Edi Rama

Pas akuzave të opozitës se Shqipëria është bllokuar në rrugën drejt integrimit, Kryeministri Edi Rama ka dhënë një përgjigje të fortë gjatë fjalës së tij.

Rama theksoi se negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk kanë ndalur asnjë moment dhe raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë është pozitiv. Ai shtoi se nuk ekziston asnjë pengesë, qoftë në Berlin apo Bruksel, që mund të ndalojë vendin në këtë proces.

“Negociatat për anëtarësim në BE nuk kanë ndalur për asnjë sekondë. Raporti i KE për vendet anëtare është i shkëlqyer për Shqipërinë. Qoftë ata që duan apo s’duan, ne do t’i mbyllim negociatat brenda mandatit tonë. Nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin që na ndal, as në Bruksel që e ndal Shqipërinë në këtë proces. S’ka shans që ata që i grabitën Shqipërisë kohën të vazhdojnë t’ia grabisin”, tha Rama.

Kryeministri e përshkroi këtë çështje si një proces të pandalshëm, duke theksuar se Shqipëria do të vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE pa ndërprerje./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll