
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, komentoi rritjen e çmimeve të karburanteve dhe masat që qeveria po merr për të mbrojtur konsumatorët.
“Deri tani nuk shohim impakt përveç naftës, te të tjerat çmime. Jemi në kushte ku kemi një borxh dhe deficit jo vetëm të ulët, që na mundëson që në momente të tilla të kemi hapësirë për të mos lënë vetëm askënd, duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë,” tha Rama.
Ai shtoi se prioritet janë pensionistët dhe qytetarët në nevojë, duke theksuar se qeveria nuk do të lejojë spekulime me çmimet.
“Jemi në fund të një procesi që do të materializohet në 1-2 muajt në vijim, për të futur në përdorim kompetentë të rij në monitorimin e naftës, për të shmangur evazionin dhe kontrabandën e naftës, e cila vazhdon të jetë prezente në treg,” vijoi kryeministri.
“Deri tani nuk shohim impakt përveç naftës, te të tjerat çmime. Jemi në kushte ku kemi një borxh dhe deficit jo vetëm të ulët, që na mundëson që në momente të tilla të kemi dhe hapësirë në dispozicion për të mos lënë vetëm askënd, duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë. Ne këtu në këtë fazë që nuk e di askush se sa do të zgjasë, në radhë të parë kemi në vëmendje pensionistët dhe nuk do të bëjmë asgjë që nuk do të shkojë për të siguruar ata për së pari. Nuk do të lejojmë asnjë spekulim me çmimet. Jemi në fund të një procesi që do të materializohet në 1-2 muajt në vijim, për të futur në përdorim kompetentë të rij në monitorimin e naftës, për të shmangur evazionin dhe kontrabandën e naftës, e cila vazhdon të jetë prezentë në treg.”, u shpreh kryeministri Rama.


