
Një përplasje mes 4 atletëve ka ndodhur pak përpara vijës së finishit në një nga garat kualifikuese të 5,000 metrave për meshkuj në Lojërat Olimpike të Parisit.
Një vështrim i kujdesshëm i videos, “dëshmon” se rënia e vrapuesve nuk ishte aq e paqëllimshme.
I pari që ra ishte medalisti olimpik George Mills, djali i ish-mbrojtësit të Premier League, Danny Mills.
Në video, Mills është kapur duke u rrëzuar, përpara se i zemëruar të drejtojë gishtin nga atleti francez.
Siç pretendoi atleti anglez, shtytja e francezit ishte e vetmja gjë që e pengoi atë të kualifikohej.
Kur u pyet se çfarë kishte ndodhur pas ndeshjes, Mills i tërbuar i tha BBC-së: "Unë mendoj se është shumë e qartë. Ai më shtyu teksa isha gati ta kaloja.'
I pyetur se çfarë i tha francezit pas ndeshjes, ai u përgjigj: “Me siguri nuk do të më lejohej ta them”.
George Mills ???? Danny Mills pic.twitter.com/XTijkLNmW9
— David Coverdale (@dpcoverdale) August 7, 2024
Ai shtoi se ishte një kualifikim "perfekt" për të, deri në përplasje, dhe se do të apelonte vendimin:
Nga ana tjetër, Haye tha se ishte ai që u shty, duke pohuar:
“Në fakt u shtyva. Nuk ndjeva asgjë. Anglezi m'u afrua i zemëruar shumë . Të gjithë po e shtynin njëri-tjetrin dhe nuk mendoj se e kam shtyrë me shpatull”.
Mills pushes him and bounces off him, no push from Hay pic.twitter.com/MpLTgULGBs
— Lewis Thompson (@LewisThompson7) August 7, 2024
/ Versus.al







