AKTUALITET /

Kryeprokurori i Vlorës doli zbuluar nga komunikimet në Sky Ecc, avokati i prangosur, vëllai i të akuzuarve për ‘Toyota Yaris’

Avokati Astrit Vladi rezulton të jetë vëllai i Elvis Vladit, të dënuarit me 1 vit burg për çështjen e "Toyota Yaris" që në 2017-ën trazoi politikën shqiptare.

Shkruar nga Versus

Kryeprokurori i Vlorës doli zbuluar nga komunikimet në Sky Ecc,

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK sot në Vlorë ku u arrestua kryeprokurori Aurel Zarka, dy avokatët Astrit Vladi dhe Radovan Çela si dhe Eriona Daupaj, ish-oficere gjyqësore.

Mësohet se Zarka dhe të arrestuarit e tjerë kanë përdorur aplikacionin “SKY ECC”, ku dyshohet të jenë zbardhur disa prej bisedave të tyre që dëshmojnë ndikimin e tyre në prishjen e hetimeve për pronat në bregdetin e Vlorës.

Ndërsa një prej të arrestuarve, avokati Astrit Vladi mësohet se është vëllai i dy prej të akuzuarve për çështjen e Toyota Yaris, ku ishin fshehur 3.4 milionë euro të cilat vinin nga Belgjika në Portin e Durrësit. Për çështjen e Toyota Yaris u akuzuan Alfred dhe Elvis Vladi të cilët kishin porositur automjetin. Por në përfundim, u dënua vetëm Elvis Vladi me 1 vit burgim për mosdeklarim të të ardhurave në kufi. Versus.al

Poll