
Ish-banorja e spektaklit televiziv “BBVA3”, Ilnsia Agolli, ka qenë e ftuar në një program televiziv, në panelin e jurisë. Përkrah saj ndodhej edhe Françeska.
Marrëdhënia e banoreve duket se nuk është përmirësuar as pas daljes nga shtëpia.
Kjo është vënë rë në momentin, kur Françeska është pyetur nga moderatorja e programit për marrëdhënien me Ilnisën, u shpreh se kjo e fundit as nuk e kishte përshëndetur.
Më vonë teksa Françeska kritikoi një nga vajzat, Ilnisa u shpreh se mënyra e kritikës ishte e gabuar.
“Nuk e di, për mua është hera e parë, por nuk mund t’i thuash një vajze, që ka investuar kohë dhe ka dëshira, je më e dobëta”, tha ajo.
“O zot Elnisa, për etikë komunikimi… Okej, më fal”, iu përgjigj Françeska.
Nga ana tjetër Ilnisa korrigjoi emrin, komplimentoi vajzat dhe nuk dha asnjë reagim më tepër./ Versus.al







