Fier- Një 80 vjeçar i identifikuar si Namik Rustemi ka ndërruar jetë në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Më 13 tetor i moshuari dhe gruaja e tij u dhunuan brenda dyqanit të tyre në fshatin Povelçë nga fqinji Ilir Nukaj i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur dhe u ka kërkuar birra. Kur çifti i të moshuarve nuk ia kanë dhënë, 47 vjeçari i dënuar më parë për tentativë vrasje, i ka dhunua brutalisht.
Viktima ndodhej prej ditësh në intubim për shkak të dëmtimeve të rënda të marra nga dhuna e ushtruar drejt tij. Ndërsa policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë. Versus.al







