
Gjermani- Një sulm me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin jugperëndimor të Mannheim ku kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Mes të plagosurve është edhe një polic.
Gjatë aksionit ku ndërhynë forcat e policisë, u qëllua me armë drejt autorit i cili po ashtu mbeti i plagosur. Nuk dihet ende nëse krimi ka prapa qëllime terroriste.
Incidenti ndodhi në qendër të shtetit të qytetit me rreth 300 mijë banorë. Versus.al







