
Konflikti mes Izraelit dhe Iranit tani ka hyrë në ditën e gjashtë të bombardimeve të ndërsjellta mes dy vendeve. Që prej kur Irani nisi kundërpërgjigjien ndaj Izraelit të premten që kaloi, deri tani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe disa qindra dronë mbi territorin izraelit.
Sulmet kanë goditur 40 vendndodhje në gjithë Izraelin duke bërë që 19 mijë kërkesa për dëmshpërblim të paraqiteshin pranë autoritetit tatimor të Izraelit.
Deri më tani, 24 persona janë vrarë në Izrael, më shumë se 800 janë plagosur dhe mbi 3,800 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, bëhet me dije nga shifrat e dhëna nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu.
Të paktën 224 persona janë vrarë në Iran që nga e premtja, sipas autoriteteve iraniane. Versus.al







