BOTA /

“Ai mund të dëbohet nga SHBA”/ Çfarë do të ndodhë me Princin Harry pas fitores së Trump?

Katër vjet më parë, Princi Harry u transferua në Shtetet e Bashkuara me gruan e tij, Meghan Markle dhe djalin e tyre Archie. Pas “Megxit”-it të famshëm, ata nisën një jetë të re në Los Angeles. Por nuk është e sigurt që Harry do të jetë në gjendje të qëndrojë në anën tjetër të Atlantikut.

Shkruar nga Versus

“Ai mund të dëbohet nga SHBA”/ Çfarë do

Që kur Donald Trump fitoi zgjedhjet, gazetat britanike janë shqetësuar për fatin e Princit Harry në Shtetet e Bashkuara. Trump nuk e ka fshehur qëllimin e tij për të dëbuar Princin, duke pretenduar se ai ka gënjyer në dokumentet zyrtare për përdorimin e tij në të kaluarën e drogës. Sipas tij, kjo do ta bënte të pavlefshme lejen e tij të qëndrimit.

Katër vjet më parë, Princi Harry u transferua në Shtetet e Bashkuara me gruan e tij, Meghan Markle dhe djalin e tyre Archie.

Pas “Megxit”-it të famshëm, ata nisën një jetë të re në Los Angeles. Por nuk është e sigurt që Harry do të jetë në gjendje të qëndrojë në anën tjetër të Atlantikut.

Në librin e tij “Zëvendësuesi”, ai flet për drogat që ka përdorur në rininë e tij.

"Problemi është se kur aplikoni për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara, duhet të plotësoni një formular shumë të detajuar në lidhje me përdorimin e drogës," shpjegon eksperti mbretëror Tom Quinn për Daily Mail.

“Ligji është për të gjithë, edhe për princat”

Me rizgjedhjen e Donald Trump do të merren masa të rrepta ndaj emigrantëve që nuk kanë plotësuar siç duhet dokumentet e tyre, gjë që rrezikon të çojë në deportim.

“Ai ndoshta mendoi se nuk mund t'i ndodhte, sepse ai është Princi. Por ai ka filluar të kuptojë tani se në Shtetet e Bashkuara nuk ka asnjë ndryshim të jesh Princ”, wshtw shprehur mw parw Donald Trump pwr qwndrimin e Princ Harry nw SHBA.

“Administrata e Bidenit ka qenë shumë e butë me Harry-n, por nga ana ime, ai nuk do të ketë të drejtë për asnjë privilegj. Ne duhet të hetojmë seriozisht rastin e drogës dhe nëse dokumentet e tij janë të pasakta, do të duhet të merren masa.” shtoi Trump nw deklaratwn e tij.

Trump gjithashtu nuk e ka fshehur kurrë përbuzjen e tij për Harry-n dhe Meghan-in. “Ata e tradhtuan Mbretëreshën. Po të isha familja e tyre nuk do ta mbroja as atë”, tha ai.

Sa ka gjasa që Princi Harry të dëbohet?

Mundësia e dëbimit të Princit Harry duket ende e pasigurt, por situata e tij po bëhet gjithnjë e më e tensionuar. Fondacioni konservator The Heritage Foundation ka bërë një denoncim ndaj tij disa muaj më parë, duke e akuzuar se ka përfituar nga trajtimi preferencial. 

Princi tashmë është konsultuar me ekspertë për të zbuluar se cilat janë opsionet e tij nëse Donald Trump bëhet sërish president, duke qenë se ai nuk ka ende zyrtarisht shtetësinë amerikane./Versus.al

Poll