BOTA /

Arrestohet blogerja e njohur serbe, dyshohet se ndihmoi Faton Hajrizin të arratisej

Sipas raportimeve të mediave serbe, dyshohet se të dy bashkë e kanë rregulluar transportin e Faton Hajrizit .

Shkruar nga B.SH
Arrestohet blogerja e njohur serbe, dyshohet se ndihmoi Faton Hajrizin të
Ivana R dhe bashkëshorti i saj, Faton Hajrizi

Blogerja e njohur serbe Ivana R. është arrestuar ditën e djeshme me dyshimin se ajo dhe bashkëshorti i saj Zoran R. kanë ndihmuar të dyshuarin për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri dje në Loznicë të Serbisë, Faton Hajrizin të largohet.

Sipas raportimeve të mediave serbe, dyshohet se të dy bashkë e kanë rregulluar transportin e Faton Hajrizit .

Policia serbe ka aktivizuar zyrtarë të shumtë policorë, helikopterë, dronë e të gjitha forcat e mundshme policore në mënyrë që të arrihet të arrestohet Hajrizi.

Madje kërkimet janë duke vazhduar edhe në Bosnje dhe në lumin Drina.

Sipas informacioneve jozyrtare në mediat serbe thuhet se ai kishte dokumente në emër të Marko Markoviq.

 Ivana jeton në Mlladenoc dhe ka tre fëmijë. Ata u martuan në vitin 2020.

Pothuajse 12 mijë njerëz e ndjekin Ivana R. në rrjetin social Instagram dhe ajo këshillon kryesisht nënat se si të fitojnë para nga shtëpia.

'Në moshën 18-vjeçare mbeta shtatzënë dhe lashë shkollën, punoja në lokalet e natës si  mikëpritëse. Më vonë takova njeriun e jetës sime, u martova dhe linda edhe dy fëmijë, ai punon jashtë vendit ' është shprehur Ivana për bashkëshortin e saj në një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Ndërsa bashkëshorti i saj, është arrestuar dhe në mars të 2019-ës si organizatori i një grupi kriminal të cilit iu sekuestruan 1.1 ton marihuanë në pikën kufitare të Gradinës.

Së bashku me Zoran R, në atë kohë dyshohet se u arrestua e dashura e tij Danijela D.

Arrestohet blogerja e njohur serbe, dyshohet se ndihmoi Faton Hajrizin të
Ivana R dhe Zoran R.

Arrestohet blogerja e njohur serbe, dyshohet se ndihmoi Faton Hajrizin të

Ivana.R

Arrestohet blogerja e njohur serbe, dyshohet se ndihmoi Faton Hajrizin të
Faton Hajziri

 

 

Poll