BOTA /

Babai përdhunonte prej vitesh të bijën 9-vjeçare, tronditëse dëshmia e të miturës. Si e zbuloi djali i vogël

Një 40 vjeçar grek, babai i dy fëmijë është arrestuar sot në Spartë pasi dyshohet se ka përdhunuar në mënyrë sistematike vajzën e tij 9-vjeçare.

Shkruar nga M.H
Babai përdhunonte prej vitesh të bijën 9-vjeçare,
Foto ilustruese

Greqi-Një 40 vjeçar grek, babai i dy fëmijë është arrestuar sot në Spartë pasi dyshohet se ka përdhunuar në mënyrë sistematike vajzën e tij 9-vjeçare.

Ishte bashkëshortja e tij që ka kontaktuar Policinë e shtetit fqinj.

Babai akuzohet për përdhunim pasi ka kryer akte seksuale ndaj vajzës së tij tashmë 9-vjeçare që në moshën 4-vjeçare.

Sipas mediave greke çështja filoi të zbardhej kur vëllai i vogël kishte gjetur një prezervativë në shtëpinë e babait të tyre.

Duke u kthyer në shtëpi djali i ka rrëfyer nënës së tij dhe motrës për atë çfarë kishte gjetur në shtëpinë e të atit.

Por në momentin kur vajza dëgjoi historinë e të vëllait ka shpërthyer në lot dhe kur nëna e saj e pyeti se çfarë po ndodhte ajo filloi t'i tregonte për tmerrin që kishte jetuar dhe po jetonte nga i ati.

Në rrëfimin e saj e mitura i ka treguar të ëmës se gjatë gjithë kësaj kohe babai i saj e kërcënonte se nëse ajo zbulonte veprimet e tij do të shkonte në burg.

Pas arrestimit në telefonin e 40 vjeçarit janë gjetur një seri fotosh me material ponografik me fëmijën e tij.

40 vjeçari që punon vitet e fundit në një biznes privat në Lakoni, pritet të dalë para gjykatës në orët e ardhshme./ Versus.al

Poll