
Papa Leo XIV ka mbajtur një fjalim të fortë lidhur me situatën e sigurisë globale dhe konfliktet në rajone të ndryshme, duke iu referuar atij më të rëndësishmit në Lindjen e Mesme.
Duke mos përmendur emra, Papa tha se ka liderë botërorë të cilët po shpenzojnë miliarda dollarë për vrasje e shkatërrim, ndërkohë që këto pasuri duhej të përdoreshin për edukim, shërim e rindërtim.
“Mjeshtërit e luftës shtiren sikur nuk e dinë se mjafton një moment për të shkatërruar dhe një jetë e tërë nuk është mjaftueshëm për të rindërtuar. Ata bëjnë një sy qorr për faktin se biliona dollarë përdoren për vrasje dhe shkatërrim. Resurset e nevojshme për shërim, edukim dhe rindërtim, nuk gjenden. Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh”- tha Papa.
Ditë më parë, kreu i Vatikanit pati përplasje me presidentin e SHBA, Donald Trump nëpërmjet deklaratave në distancë. Versus.al

