BOTA /

Deklaronte se do e zgjidhte luftën në Ukrainë brenda 24 orëve, Trump: Isha pak sarkastik

Shkruar nga Versus

Deklaronte se do e zgjidhte luftën në Ukrainë brenda 24

Para se të merrte detyrën presidenciale për herë të dytë, Donald Trump me bujë pretendonte se mund ta zgjidhte luftën Rusi-Ukrainë brenda vetëm 24 orëve.

Udhëheqësi amerikan për vite me radhë ka theksuar aftësinë personale për të arritur marrëveshje.

Megjithatë, më shumë se 50 ditë pas fillimit të administratës së tij, ai ende nuk ka arritur paqen në Ukrainë dhe madje ka ngjallur pasiguri edhe mes ukrainasve me përplasjet e tij me Zelenskyn.

“Epo, isha paksa sarkastik kur e thashë atë”, tha Trump gjatë një interviste.

“Ajo që vërtet dua të them është se do të doja ta zgjidhja dhe, mendoj, mendoj se do të jem i suksesshëm”, shtoi 78-vjeçari.

Ishte një pranim i rrallë nga Trump, i cili njihet për pretendimet e tij shpesh herë të ekzagjeruara.  Versus.al

Poll