Jordan Bardella, presidenti i partisë National Rally, po bën thirrje për një mobilizim paqësor të qytetarëve francezë, pas vendimit për Le Pen, e cila u shpall fajtore dhe u dënua për përvetësim të fondeve të BE.
Në një deklaratë, ai e përshkruan dënimin si një “skandal demokratik” dhe thotë se “demokracia franceze po ekzekutohet”.
“Duke ndaluar Marine Le Pen të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, ata po përpiqen të pengojnë pranimin e saj në Pallatin Elysée me çdo mjet të nevojshëm”, thotë ai.
“Përmes mobilizimit tonë popullor dhe paqësor, le t’u tregojmë atyre se vullneti i popullit është më i fortë,” thotë ai, duke u bërë thirrje qytetarëve të protestojnë ndaj këti vendimi dhe të mbështesin Le Pen.
“T’u tregojmë atyre që duan të anashkalojnë demokracinë se vullneti i popullit është më i fortë!”, ka shkruar ai më tej.
Politikania franceze u shpall fajtore nga gjykata për përvetësim të fondeve të BE, me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë, “Tubimi Kombëtar”.
Gjykata ndërkohë i ndaloi asaj edhe mbajtjen e posteve publike për pesë vjet, që do të thotë se ajo nuk do të mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës, më 2027.
Vendimi ndaj Marin le Pen parashikon dënim me katër vjet burgim dy nga të cilët pezullohen, ndërsa dy të tjerët, do ti kalojë nën monitorim me një byzylyk elektronik dhe jo në qeli. Gjyakta vendosi ndaj Le Pen edhe një gjobë 100.000 euro.








