BOTA /

“Dikush t’i thotë se Irani ka vr*rë 42 mijë protestues”, Trump i bën sërish thirrje Papës

Shkruar nga Versus

“Dikush t’i thotë se Irani ka vr*rë 42 mijë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vijuar me komentet e tij rreth qëndrimit të Papës Leo lidhur me luftën në Iran dhe çështjen e armëve bërthamore.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump përsëriti se është e papranueshme që Irani të ketë armë bërthamore, ndërsa kërkoi që Papa të mbante qëndrim për 42 mijë protestuesit e vrarë nga regjimi iranian.

“A mund t’i thotë dikush Papës se Irani ka vrarë të paktën 42,000 protestues të pafajshëm, plotësisht të paarmatosur, në dy muajt e fundit dhe se që Irani të ketë një bombë bërthamore është absolutisht e papranueshme”, shkroi Trump.

Përplasja mes tyre nisi disa ditë më parë, kur Trump e quajti Papën “të tmerrshëm për politikën e jashtme” dhe tha se ai “nuk e kupton luftën” dhe nuk duhet të flasë për të. Versus.al

Poll