Ministrja e Antikorrupsionit në Angli, Tulip Siddiq ka dhënë dorëheqjen nga posti I saj. Lajmin e ka njoftuar vetë ish zyrtarja përmes shkresës së dorëheqjes që mban datën e sotme. Në platformën “online” Twitter, ish Ministrja ka shpjeguar edhe arsyet e largimit të saj, pas hetimit që ju krye për shkeljen e kodit të etikës.
Deputetja e Hampstead dhe Highgate tha në një letër drejtuar kryeministrit Sir Keir Starmer se ajo nuk kishte shkelur kodin ministror, por se vazhdimi në postin e punës së saj do të ishte një "shpërqendrim".
Siddiq ka qenë gjithashtu nën një vëzhgim intensiv mbi përdorimin e pronave të saj në Londër të lidhura me aleatët e tezes së saj, Sheikh Hasina. Kjo e fundit po përballet me një hetim nga një komision anti-korrupsion në Bangladesh. /Versus.al/







