Greqi- Qindra paslëkundje janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Amorgos pranë ishullit të Santorinit. Lëkundja më e madhe ishte 4.5 e shkallës Rihter duke ngritur alarmin tek qytetarët për tërmete të tjera.
Autoritetet greke, kanë paralajmëruar se lëkundjet vijnë pas grumbullimit të aktivitetit sizmik dhe se priten tërmete të tjera në ishullin Santorini që njihet si një prej vendeve ku bëjnë pushimet personat ndër më të njohurit në botë.
Greqia tronditet shpesh nga tërmetet, ndërsa vetë ishulli Santorini, që është një nga destinacionet kryesore turistike të Greqisë, është krijuar nga një shpërthim vullkanik para 3600 vitesh. Shpërthimi i fundit vullkanik në këtë zonë ka ndodhur në vitin 1950. Versus.al







