BOTA /

Gjendet i pajetë një çift të rinjsh në Pejë!

Shkruar nga Versus

Gjendet i pajetë një çift të rinjsh në Pejë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e KFOR-it.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rreth orës 15:10 autoritetet janë njoftuar për rastin dhe kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

“Sot rreth orës 15:00, policia është informuar se në një vilë në rrugën e KFOR-it dyshohet se dy persona janë pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave”, sqaroi Gashi.

Raportohet se viktimat janë një mashkull dhe një femër, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Policia e Kosovës po vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen./Versus.al

Poll