
Kinë- Të paktën 53 persona kanë vdekur dhe shumë prej tyre dyshohet se janë bllokuar pas një tërmeti të fortë që tronditi vendin në orët e para të mëngjesit.
Epiqendra e tërmetit ishte në një zonë malore në kufi me Nepalin. Sipas Shërbimit Gjeologjik, magnitude e tërmetit ishte 7.1 ballë. Shigatse ku ishte qendra e tërmetit është një nga qytetet më të shenjta të Tibetit.
Është shtëpia e Manastirit Tashilhunpo selia tradicionale e Panchen Lama i cili është i dyti në botë vetëm pas Dalai Lamës në budizmin tibetian.
Agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua, duke cituar shtabin rajonal të ndihmës ndaj fatkeqësive, tha se 62 persona kishin mbetur të plagosur. Sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave të Kinës, rreth 1500 punonjës të zjarrfikësve dhe shpëtimit janë vendosur për të kërkuar njerëz në rrënoja.
Tërmeti goditi në një zonë ku përplasen pllakat indiane dhe euroaziatike, duke shkaktuar ngritje që formojnë malet Himalayan. Versus.al







