
Ministrja e Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska, e cila u bë virale me deklaratën e saj të disa javëve më parë ku shprehej se gjuha shqipe nuk është zyrtare, ka qenë sërish në epiqendër të mediave për shkak të një përplasje me një gazetar shqiptar gjatë vizitës në Tetovë.
Gazetari pyeti Janevskën nëse kishte marrë përkthyes, ndërsa ajo iu përgjigj që nuk i duhet një i tillë në Maqedoni.
“A keni marrë përkthyes zonja ministre? Ju kemi thënë që të merrni përkthyes kur të vini në Tetovë”, iu drejtua gazetari.
“Nuk më duhet. Unë nuk e di kujt i duhet përkthyes në Maqedoni që të flasë gjuhën maqedonase. Tani më lejoni që të flas për atë që kemi ardhur sot”, ishte përgjigja e ministres.
Ky është hera e dytë që Janevska i kërkohet të përdorë përkthyes gjatë vizitave publike. Në rastin e mëparshëm, ajo kishte deklaruar njësoj se në Maqedoni ekziston një gjuhë zyrtare dhe se nuk ka nevojë për përkthyes. Versus.al

