BOTA /

Kosova 4 muaj pa Kuvend, Albulena Haxhiu: Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale mund të mbahen bashkë

Kriza politike në Kosovë thellohet, teksa Kuvendi dështoi për të 26-ën herë radhazi të konstituohet. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk përjashtoi mundësinë që zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale të mbahen njëkohësisht, nëse bllokada institucionale vijon.

Shkruar nga Versus
Kosova 4 muaj pa Kuvend, Albulena Haxhiu: Zgjedhjet e përgjithshme dhe
Albulena Haxhiu

Kriza politike në Kosovë thellohet, teksa Kuvendi dështoi për të 26-ën herë radhazi të konstituohet. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kandidatja e LVV-së për kryetare kuvendi, Albulena Haxhiu, nuk përjashtoi mundësinë që zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale të mbahen njëkohësisht, nëse bllokada institucionale vijon.

“Sot kemi një ftesë nga presidentja Osmani për një takim në orën 14:00, ku do të diskutohet për datën e mundshme të zgjedhjeve lokale. Do të marrim pjesë dhe do të dëgjojmë propozimet e partive të tjera. Por nuk përjashtohet mundësia që të mbahen të dyja zgjedhjet njëherësh,” u shpreh Haxhiu për gazetarët.

Ajo theksoi se LVV nuk e kundërshton idenë e zgjedhjeve të përbashkëta, edhe pse ky nuk është pozicioni i tyre primar. Megjithatë, në kushtet aktuale, ajo thotë se zgjedhjet mbeten e vetmja zgjidhje reale.

“Nëse bllokada për konstituimin e Kuvendit vazhdon, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Ne e dimë se nuk mund të shkojmë në zgjedhje pa një Kuvend të konstituuar, por kjo mund të realizohet përmes një marrëveshjeje të re politike,” tha Haxhiu.

Si kandidate për kryetare të Kuvendit, Haxhiu akuzoi opozitën për sabotim të qëllimshëm të procesit, me synimin për të penguar formimin e Qeverisë Kurti 3.

“Qëllimi i tyre është i qartë – të pamundësojnë krijimin e Qeverisë së re. Nuk e thonë hapur, por po përdorin mjete të tërthorta dhe sulme të vazhdueshme për ta arritur këtë,” theksoi ajo.

Haxhiu përfundoi me një thirrje për dialog dhe gatishmëri politike:
“Është thelbësore të vazhdojnë takimet dhe diskutimet. Vetëm përmes vullnetit politik mund të dalim nga kjo krizë.” Versus.al

Poll