
Akti politik i dorëheqjes në Kosovë duket se funksionon më së miri pavarësisht se është shteti më i ri në kontinent. Pas rezultateve jo të mira në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit ku Lidhja Demokratike e Kosovës u rendit e treta, kreu Lumir Abdixhiku ka deklaruar se do të dorëzojë në kuvendin e partisë dorëheqjen e tij nga posti.
“E kam obligim moral dhe politik dorëheqjen…Kuvendi le të vendosë përmes votës nëse e pranon apo jo dorëheqjen“, tha ai. Teksa shtoi se nëse Kuvendi i Partisë nuk e pranon dorëheqjen do të jetë i detyruar të vazhdojë të ushtrojë detyrën: “Nëse partia, Kuvendi nuk e pranon dorëheqjen do të jem i detyruar të vazhdoj detyrën.”
Ndërsa nxiti çdo anëtar të LDK-së që të paraqesë kandidaturën për postin e kryetarit. Sa i takon zgjedhjes së presidentit, Abdixhiku konfirmoi qëndrimin e partisë së tij se kjo çështje duhet të trajtohet përmes konsensusit të gjerë politik dhe jo përmes imponimit të një kandidati nga një subjekt i vetëm. Versus.al

