AKTUALITET /

Arratisja e Altin Ndocit në Durrës, arrestohen 8 persona! Pranga kryeinfermierit dhe zv.shefit të policisë

Hetimet tregojnë se nuk janë respektuar protokollet e sigurisë për shoqërimin e të burgosurit.

Shkruar nga Versus
Arratisja e Altin Ndocit në Durrës, arrestohen 8 persona! Pranga
Altin Ndoci

Durrës- Tetë persona janë arrestuar nga policia pas arratisjes të të paraburgosurit Altin Ndoci ditën e djeshme teksa merrte mjekim tek spitali rajonal.

Në pranga kanë rënë, kryeinfermieri Aulon Çuko, zëvendës shefi i policisë së burgut Desdemon Pazaj, pesë oficerët që e shoqëronin të paraburgosurin; Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela si dhe Violeta Uka.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se gjatë shoqërimit të Ndocit në spital nuk janë shoqëruar protokollet e sigurisë. Pamjet e publikuara tregonin momentin kur personazhi i botës së krimit shfaqej pa pranga.

I gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit është pezulluar nga detyra deri në një urdhër të dytë.

Njëri prej efektivëve të arrestuar, Fatjon Baçi rezulton i njëjti që në muajin shkurt i dha telefonin kryebashkiakut Erion Veliaj që të komunikonte me familjarët e tij gjatë kohës që e shoqëronin për në GJKKO për masën e sigurisë. Versus.al

Poll