AKTUALITET /

Fotografonin bravat e dyerve dhe i hapnin me çelës universal, arrestohen 3 persona, grabitën mbi 14 mijë €

Të arrestuarit rezultojnë të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Shkruar nga Versus

Fotografonin bravat e dyerve dhe i hapnin me çelës universal,

Tiranë- Një grup kriminal që merrej me vjedhjen e banesave është goditur së fundmi nga policia. Në pranga kanë rënë tre persona, të gjithë të dënuar më parë për vjedhje.

Vetëm gjatë muajit janar, grupi kishte kryer 3 vjedhje. Në njërën prej banesave vodhën 14 mijë euro dhe sende me vlerë.

Fillimisht pjesëtarët e grupit fotografonin bravat e dyerve të banesave. Më pas pamjet studioheshin prej tyre për të zbërthyer mekanizmin dhe për të mundësuar hapjen e dyerve me çelës universal.



Në pranga kanë rënë A. M., 36 vjeç, S. T., 35 vjeç dhe G. K., 38 vjeç. Po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer të arrestuarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll