AKTUALITET /

“Të dënuarit VIP, takime speciale në spital”, Artan Hoxha: Ndaj bëhet luftë për të shkuar tek burgu i Durrësit

Shkruar nga Versus

“Të dënuarit VIP, takime speciale në spital”, Artan

Gazetari Artan Hoxha duke komentuar arratisjen e personazhit me rrezikshmëri të lartë, Altin Ndoci teksa ishte transportuar për në spital, nënvizoi mungesën e masave të sigurisë për një person të tillë.

Në Euronews, Hoxha tha se të dënuarit VIP, bëjnë takime speciale në spital dhe prandaj bëhet një lloj “lufte” për të shkuar në burgun e Durrësit pasi u bëhen shumë favore.

“Ndaj bëhet luftë për të shkuar në Durrës. Prandaj rri elita atje. Ajo që është prapë interesante është sesi funksiononte ky ambient. Në atë ambient duhet të shkosh pasi je ekzaminuar nga mjeku i burgut, që tregon se ka nevojë për trajtim të specializuar. Pra, disa nga të dënuarit përfitonin nga këto leje që jepeshin lehtësisht. Ndër favoret që ata kishin, ata bënin dhe takime speciale. Edhe krevatet që janë aty nuk janë as në spitale private. Në këtë ambient shkonin të paraburgosur VIP.”-tha Hoxha. Versus.al

Poll