
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar se disa grupe të vogla këmbësorie ruse u futen në Pokrovski, duke anashkaluar linjat mbrojtëse ukrainase. Rreth 200 ushtarë rusë janë vendosur në pozicione dhe janë angazhuar në përleshje të ashpra me njësitë lokale, ndërsa të dyja palët po përdorin dronë luftarakë gjatë operacioneve.
Sipas raportit, përleshjet janë përshkruar si “shumë dinamike dhe intensive”, me forcat ruse që tentuan depërtimin përmes linjave mbrojtëse duke përdorur tanke dhe automjete të blinduara. Megjithatë, Kievi hodhi poshtë pretendimet e Rusisë se trupat ukrainase në Pokrovsk ishin të rrethuara plotësisht.
Shtabi i Përgjithshëm njoftoi se forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e zonave përreth qytetit, duke stabilizuar situatën në hyrjet kryesore drejt Pokrovskit. Qyteti dhe fqinjët e tij, përfshirë Myrnohrad, kanë qenë objekt sulmesh të vazhdueshme ruse për muaj të tërë dhe mbeten në rrezik të rrethimit.
