POLITIKË /

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Vlorë

Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme, KAS arsyetoi se, ndonëse Nika është aktualisht këshilltar bashkiak, ai duhej të kishte ndjekur procedurën ligjore të ngritjes së një Komiteti Nismëtar, siç parashikohet për kandidatët e propozuar nga qytetarët.

Shkruar nga Versus

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të refuzojë kërkesën e Gjergj Nikës për regjistrimin e tij si kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës.

Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme, KAS arsyetoi se, ndonëse Nika është aktualisht këshilltar bashkiak, ai duhej të kishte ndjekur procedurën ligjore të ngritjes së një Komiteti Nismëtar, siç parashikohet për kandidatët e propozuar nga qytetarët.

Sipas vendimit, ligji zgjedhor shqiptar nuk njeh vetëshpalljen si kandidat të pavarur pa kaluar përmes procedurës formale të regjistrimit të Komitetit Nismëtar.

Megjithatë, KAS sqaroi se për shkak të mandatit të tij si këshilltar në detyrë, Gjergj Nikës nuk do t’i kërkohej mbledhja e firmave të 1% të zgjedhësve të bashkisë, siç ndodh zakonisht me kandidatët e pavarur.

Ky vendim konfirmon refuzimin e mëparshëm të bërë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, duke i mbyllur kështu rrugën ligjore Nikës për t’u regjistruar në garën për bashkinë bregdetare.

Poll