Aktivistja Evi Kokalari ka publikuar përmes rrjeteve sociale dy leje që sipas saj tregonin daljet e ish-deputetit Ervin Salianji nga burgu për operacione estetike të fytyrës.
Sipas Kokalarit, Salianji ka dalë dy herë nga burgu nga një javë secila për mbjellje flokësh dhe operacion në hundë.
“Problemi më i madh i Babalës që pretendon kreun e PD-së nuk është vetëm fakti që, si ish-i burgosur, nuk futet dot në parlament për të paktën 5 vjet, apo se vuajti një vit burg për mashtrime publike. Problemi është që u lejua të dalë nga burgu për operacione kaq të panevojshme,” shkruan Kokalari, duke theksuar se SPAK duhet të hetojë autorët që lejuan këto dalje.
Kokalari shton se beteja e 23 Majit është një konflikt midis rithemelimit të PD-së dhe atyre që e ndërtuan atë, dhe jo për të zëvendësuar ish-kryetarin Sali Berisha, i cili është nën hetim nga SPAK, me një tjetër person “prepotent dhe korruptiv”.
Sipas saj, daljet e Salianjit nga burgu tregojnë një qëndrim të veçantë ndaj ligjit: “Imagjinoni çfarë do bënte ky sikur të ishte kryetar i PD-së apo Kryeministër!”
“Problemi më i madh i Babalës që pretendon kreun e PD-së nuk është vetëm fakti që, si ish-i burgosur, nuk futet dot në parlament për të paktën 5 vjet. As fakti që bëri një vit burg për mashtrime publike.
Problemi më i madh është që ai u lejua të dalë nga burgu dy herë - nga një javë secila - për operacione estetike të fytyrës:
1- për të mbjellë flokët
2- për të bërë operacion në hundë.
Të pretendosh kreun e Partisë Demokratike të kualifikon si politikan dhe, si i tillë, SPAK duhet të investigojë se kush e lejoi atë të dalë nga burgu për operacione kaq të panevojshme. Ky ishte një skandal që nuk mund të injorohet nga drejtësia.
Për më tepër, beteja e 23 Majit është betejë midis rithemelimit dhe atyre që e ndërtuan atë, jo atyre që e luftuan siç bëri Babalja.
Kjo betejë është vetëm midis meje dhe Sali Berishës. Është një betejë midis atyre që premtuan nëpër foltore dhe s’e mbajtën premtimin, dhe atyre që premtuan nëpër foltore dhe luftuan agresivisht për katër vjet me radhë për ti mbrojtur ato premtime.
Kjo garë nuk është për të zëvendësuar Berishën, që është nën investigim nga SPAK, me një prepotent tjetër korruptiv si Babalja. Për më tepër që ky e ka vërtetuar tashmë që e ndjen veten mbi ligjin, ndryshe nuk do të guxonte të dilte nga burgu siç i donte qejfi.
Imagjinoni çfarë do bëj ky sikur të ishte kryetar PD-je apo Kryeministër!!!
Më poshtë gjeni kartelat e spitalit që janë falsifikuar kur bëhet fjalë për diagnozën e tij”, shkruan në postim Kokalari.
Salianji u vetëdorëzua më 27 shtator në polici dhe u transferua në burgun e Fierit, ku vuajti një vit heqje lirie për çështjen e njohur si “Babale”, lidhur me një kallëzim të rremë ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj./Versus.al

