BOTA /

Mbytet anija në detin Jon, 65 të zhdukur, të gjithë nga Afganistani

Shkruar nga Versus

Mbytet anija në detin Jon, 65 të zhdukur, të gjithë nga

Tragjedi në detin Jon, ku të paktën 65 persona janë të zhdukur, ndërsa deri tani vetëm një grua është gjetur e mbytur dhe 11 të mbijetuar.  

Ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 16 qershorit 2024 në detin Jon, 100 milje në jug-lindje të bregut të Kalabrisë, ku një varkë me vela e nisur nga Turqia me emigrantë nga Afganistani është mbytur, pasi motori i saj ishte përfshirë nga flakët.

Sipas “La Republiça”, 65 persona të cilët ndodheshin në bordin e kësaj varke janë zhdukur, ndërsa 1 grua ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Roçella Ionica.

Po ashtu, deri më tani raportohet për 11 të mbijetuar, të cilët janë gjetur nga autoritetet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Çfarë e bën edhe më të rëndë rastin është se varkë raportohen të kenë qenë të paktën 26 fëmijë, disa prej tyre foshnja, të cilët janë në mesin e të zhdukurve.

11 emigrantët, mes tyre një grua shtatzënë, u shpëtuan nga Roja Bregdetare italiane dhe u dërguan fillimisht në portin kalabrez të Roçella Jonica dhe më pas u akomoduan në një strukturë të Kryqit të Kuq.

 

Poll