AKTUALITET /

Ndodh në Vlorë/ ML-ja e zezë nuk i ndalon Policisë, merr përpara disa makina dhe zhduket!

Policia bën të ditur se një automjet tip ML me ngjyrë të zezë nuk i është bindur urdhërit të bluve për të ndaluar dhe në përpjekje për të ikur ka shkaktuar një aksident zinxhir duke përplasur dy makina të tjera (një prej të cilave mjet i Policisë së Burgjeve).

Shkruar nga Versus

Ndodh në Vlorë/ ML-ja e zezë nuk i ndalon Policisë, merr

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Policia bën të ditur se një automjet tip ML me ngjyrë të zezë nuk i është bindur urdhërit të bluve për të ndaluar dhe në përpjekje për të ikur ka shkaktuar një aksident zinxhir duke përplasur dy makina të tjera (një prej të cilave mjet i Policisë së Burgjeve).

Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të godasë edhe një shtyllë ndriçimi.

Ndërkohë në qytet vazhdon ndjekja e mjetit tip ML me ngjyrë të zezë nga ana e Policisë dhe deri më tani nuk ka informacione se kush mund të ketë qenë brenda makinës.

Autoritetet janë në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Poll