BOTA /

Ndodh në shtetin fqinj, hidhet molotov drejt banesës së kreut të Gjykatës së Lartë! Një polic i plagosur

Shkruar nga B.V
Ndodh në shtetin fqinj, hidhet molotov drejt banesës së kreut
Foto nga vendngjarja

Greqi- Një sulm i pazakontë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit jashtë shtëpisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë, në zonën e Papagos.

Mediat greke shkruajnë se persona të paidentifikuar kanë hedhur një bombë molotovi në drejtim të mjetit patrulluës duke e djegur plotësisht. Njëkohësisht i plagosur ka mbetur edhe një polic i cili gjendej në zonë për patrullim. Ai pësoi plagë në fytyrë dhe duar por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, nuk ka asnjë pistë mbi arsyen e hedhjes së molotovit jashtë banesës së kreut të Gjykatës së Lartë. Hetimet vijojnë, ndërkohë që sulmuesit mbeten ende të paidentifikuar. Versus.al

Poll