Një numër i madh njerëzish kanë protestuar në Valencia kundër trajtimit të autoriteteve ndaj përmbytjeve vdekjeprurëse të fundit, duke kërkuar dorëheqjen e kreut rajonal Carlos Mazón.
Mediat spanjolle, duke përfshirë agjencinë e lajmeve EFE, cituan një burim qeveritar të thoshte se 130,000 njerëz dolën në rrugë të shtunën duke brohoritur "ne jemi të lyer me baltë, ju jeni të njollosur me gjak".
Më shumë se 200 njerëz vdiqën në përmbytjet, të cilat u shkaktuan nga shiu i rrëmbyeshëm që goditi Valencia dhe provincat fqinje në tetor. Tetëdhjetë persona janë ende të zhdukur.
Protestuesit kanë akuzuar autoritetet lokale për lëshimin e paralajmërimeve për përmbytjet shumë vonë.
Protestuesit e zemëruar u përleshën me policinë në fund të demonstratave.
Fotot tregojnë Bashkinë e Valencias të lyer me baltë, ndërsa agjencia e lajmeve Reuters raporton se protestuesit hodhwn karrige dhe objekte të tjera.
Kryetarja e bashkisë së qytetit, María José Catalá, postoi në mediat sociale foto të xhamave të thyer dhe një video që tregonte ndezjen e zjarrit, duke shtuar: "Vandalizmi nuk është zgjidhja".
Këshilli Bashkiak i Valencias dënoi "vandalizmin", duke thënë se qyteti ishte prekur gjithashtu nga përmbytjet.
Anna Oliver, një nga organizatorët e protestës, i tha agjencisë së lajmeve Reuters: "Ne duam të tregojmë indinjatën dhe zemërimin tonë për menaxhimin e dobët të kësaj fatkeqësie që ka prekur kaq shumë njerëz".
Javën e kaluar mbreti dhe mbretëresha e Spanjës u goditën me baltë dhe objekte të tjera nga protestuesit e zemëruar gjatë një vizite në qytetin e Paiporta, një nga më të prekurit.
Objekte u hodhën edhe ndaj kryeministrit Pedro Sánchez, i cili u evakuua shpejt.
Mijëra njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre dhe rrugët në shumë zona janë ende të mbuluara me baltë dhe mbeturina.








