BOTA /

“Ne jemi të njollosur me baltë, ju me gj*k”, protesta masive në Spanjë dhe përplasje me policinë (FOTO)

Protestuesit akuzojnë udhëheqësit shtetërorë se nuk morën masat e nevojshme për të shmangur tragjedinë me qindra të vdekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Shkruar nga Versus
“Ne jemi të njollosur me baltë, ju me gj*k”, protesta
Përplasja e protestuesve në Valencia me forcat policore

Indinjata dhe zemërimi pushtuan mbrëmjen e djeshme rrugët e Valencias.

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në qytetin spanjoll të shtunën për të denoncuar menaxhimin e autoriteteve gjatë përmbytjeve të fundit që shkaktuan më shumë se 200 të vdekur dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Carlos Mazón, president i rajonit të Valencias.

Dhe pak ditë më parë mediat vendase raportuan se kur filloi urgjenca politikani ishte në drekë me një gazetar. Për këtë arsye, ai nuk ka mbërritur në një takim koordinues me autoritetet deri në orën 19:00 (me orën lokale), kur reshjet e shiut tashmë kishin prekur shumë zonën.

“Ne jemi të njollosur me baltë, ju me gj*k”, protesta

Sipas mediave të huaja, Mazón ishte vazhdimisht i informuar për ngjarjet. Teksa ecnin nëpër rrugët e qytetit, protestuesit brohorisnin "ne jemi të lyer me baltë, ju jeni të njollosur me gjak".

Përveç qindra vdekjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të Dana-s që goditën Valencia-n dhe provincat fqinje të martën, më 29 tetor, rreth 80 persona mbeten të zhdukur.

“Ne jemi të njollosur me baltë, ju me gj*k”, protesta

Në protestën e thirrur nga rreth 40 shoqata, u mor në pyetje edhe menaxhmenti i presidentit të qeverisë qendrore Pedro Sánchez. Demonstrata pati edhe në Alicante, Elche dhe Madrid.

Në fund të demonstratave, disa të pranishmit u përplasën me policinë. Pamjet tregojnë Bashkinë e Valencias të njollosur me baltë. Ndërsa agjencia e lajmeve Reuters raportoi se disa protestues hodhën karrige dhe objekte të tjera drejt ndërtesës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: