BOTA /

“Një krim i tmerrshëm” / Dënohet japonezja, fshehu për 20 vite trupin e vajzës së vra*ë nga babai

Sipas mediave ndërkombëtare, Mori kishte fshehur trupin e vajzës fillimisht në një dollap dhe më pas në një frigorifer ngrirës, për të ruajtur sekretin e një krimi që kishte ndodhur në vitin 2005. Vajza e saj, Makiko, ishte vrarë nga babai i saj, bashkëshorti i Keiko Morit

Shkruar nga Versus

“Një krim i tmerrshëm” / Dënohet japonezja, fshehu

Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë në Japoni, ku Keiko Mori, 75 vjeçe, u dënua me një vit burg, me pezullim prej tre vitesh, pasi për afro 20 vjet fshehu trupin e pajetë të vajzës së saj në shtëpi.

Sipas mediave ndërkombëtare, Mori kishte fshehur trupin e vajzës fillimisht në një dollap dhe më pas në një frigorifer ngrirës, për të ruajtur sekretin e një krimi që kishte ndodhur në vitin 2005. Vajza e saj, Makiko, ishte vrarë nga babai i saj, bashkëshorti i Keiko Morit.

Në fillim të shtatorit, gruaja e moshuar u paraqit vetë në polici, duke deklaruar se kishte mbajtur një trup në frigorifer dhe se bëhej fjalë për vajzën e saj. Kur policia shkoi në banesën e saj në qytetin Ami, në prefekturën Ibaraki, në verilindje të Tokios, gjeti trupin e një gruaje të mbledhur kruspull, të veshur me bluzë dhe të brendshme, në gjendje të avancuar dekompozimi.

Analizat konfirmuan se trupi i përkiste Makikos, e cila kishte ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare. Sipas dëshmisë së nënës, aroma e trupit ishte bërë e padurueshme, ndaj ajo kishte blerë frigoriferin për ta fshehur.

Makiko vuante nga varësia ndaj drogës dhe, sipas autoriteteve, kishte shfaqur sjellje të dhunshme fizike ndaj prindërve. Ajo u vra nga babai i saj, i cili kishte ndërmend të vetëdorëzohej te autoritetet, por u bind nga bashkëshortja që të mos e bënte këtë. Burri ndërroi jetë në shtator të vitit të kaluar.

Gjykata e cilësoi rastin si “një krim të neveritshëm”, duke theksuar se fshehja e trupit për kaq shumë vite përbënte një shkelje të rëndë morale dhe ligjore. Sipas mediave, Makiko do të ishte 49 ose 50 vjeçe në momentin kur e ëma vendosi t’i tregonte të vërtetën policisë.

Poll