BOTA /

"Nuk flejmë dot", pronari i diskos në Zvicër në gjendje shoku: Ishte inspektuar 3 herë brenda 10 vitesh

Shkruar nga Versus
"Nuk flejmë dot", pronari i diskos në Zvicër në
Homazhet për viktimat dhe çifti i pronarëve Moreti

Pas tragjedisë së ndodhur mbrëmjen e Vitit të Ri në Zvicër ku dhjetëra persona humbën jetën si pasojë e përfshirjes nga flakët të një diskoje ku po festonin, ka folur së fundmi edhe pronari 49 vjeçar i objektit.

Francezi, Zhak Moreti i cili administron diskon Le Constellation tha se është në gjendje shoku, ndërsa theksoi se lokali ishte kontrolluar e inspektuar 3 herë gjatë 10 viteve të fundit.  Në një prononcim për gazetën zvicerane “20 Minuten”, Moreti u shpreh: “Nuk mund të flemë dhe as të hamë. Jemi të gjithë në një gjendje shumë të keqe”.

Zhak dhe gruaja e tij Xhesika Moreti, shtetas francezë me origjinë nga Korsika, morën në administrim Le Constellation në vitin 2015.

Sipas informacioneve, natën e zjarrit Xhesika Moreti ndodhej brenda lokalit dhe u plagos, duke pësuar djegie në dorë. Ndërkohë, Zhak Moreti nuk ndodhej aty, pasi ishte në një tjetër biznes të çiftit në zonë. Moreti bëri të ditur se do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë.

“Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të ndihmuar hetimet. Në këtë proces janë përfshirë edhe avokatët tanë”, deklaroi ai ndër të tjera. Versus.al

Tags:

zvicër

Poll