BOTA /

Pamje të rënda/ Mediat serbe publikojnë foto të Faton Hajrizit pas ekzekutimit nga policia serbe

Shkruar nga Versus

Pamje të rënda/ Mediat serbe publikojnë foto të Faton

Media serbet kanë publikuar foto nga vendi ku u ekzekutua Faton Hajrizi i cili akuzohej  për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri dje në Luzincë, Serbi.

Lajmi i vrasjes së Faton Hajrizit komunikua nga zëvendëskryeministri , njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç.

“Anëtarët e policisë eliminuan vrasësin e një polici në afërsi të Loznicës“, u shpreh Daçiç, i cili është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Sipas mediave serbe Faton Hajrizi u vra teksa tentonte të largohej drejt Bosnje -Hercegovinës.

Sipas tyre ai ishte fshehur në një komplek fabrikash të braktisura.

Si ndodhi ngjarja?

Në Lloznicë, qytetin perëndimor në Serbi, në kufi me Bosnje e Hercegovinën, në orët e para të së enjtes u vra një polic serb, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Policia serbe është në kërkim të sulmuesit.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizit, i lindur më 1991, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi. Por, Daçiç tha se po vërtetohen faktet nëse personi të cilit i kanë mbetur dokumentet në veturë është realisht vëllai i Artan Hajrizit, i cili është arratisur nga një burg në Kosovë. “Është e mundur që ky është një identitet i rremë”, tha Daçiç.

Kujdes imazhe të rënda

Pamje të rënda/ Mediat serbe publikojnë foto të Faton

Pamje të rënda/ Mediat serbe publikojnë foto të Faton

Pamje të rënda/ Mediat serbe publikojnë foto të Faton

Pamje të rënda/ Mediat serbe publikojnë foto të Faton

 

Poll