Kosovë- Një i dënuar është arratisur nga burgu i Smrekonicës në fillim të këtij muaji.
Lajmin e bëri me dije shërbimi korrektues i Kosovës duke theksuar se i dënuari kishte përfituar lejen për vizitë në shtëpi në fundjavë.
“Herën e fundit që ka shfrytëzuar vikendin ishte nga data 01 deri më 03 të këtij muaji”- thuhet në njoftim.
Për arratisjen e të dënuarit, është lajmëruar policia dhe është përgatitur një letër-rreshtim. Deri në përfundimin e hetimeve, janë pezulluar nga detyra dy gardianë të burgut. Versus.al







