BOTA /

PROFIL/ Nga shumë besimtarë dhe analistë u cilësua si 'Papa i të varfërve', kush ishte Jorge Mario Bergoglio?!

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur me emocion të thellë nga  kardinali Kevin Farrell, përmes një deklarate zyrtare të Vatikanit.

Shkruar nga Versus

PROFIL/ Nga shumë besimtarë dhe analistë u cilësua si

Papa Françesku vdiq të hënën e Pashkëve, më 21 prill 2025, në moshën 88-vjeçare në rezidencën e tij në Casa Santa Marta, sipas një deklarate të Vatikanit.


Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur me emocion të thellë nga  kardinali Kevin Farrell, përmes një deklarate zyrtare të Vatikanit.

“Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë ju njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku”, tha Kardinali.

Po kush ishte Papa Franccesku që u sulmua vitet e fundit dhe brenda Kishës?

Jorge Mario Bergoglio, Papa i parë nga Amerika Latine, lindi më 17 dhjetor 1936, në Buenos Aires , Argjentinë. Familja e tij vinte nga Piemonte në Italinë veriore: babai i tij ishte kontabilist për hekurudhat argjentinase, nëna e tij shtëpiake.

Pasi mbaroi shkollën e mesme teknike, vendosi të hynte në një seminar katolik. Më pas u bë anëtar i urdhrit jezuit dhe studioi filozofi. Në vitin 1965 ai filloi të jepte mësimdhënie për letërsi dhe psikologji në Kolegjin Katolik të Santa Fe dhe, pas një viti, në një institucion fetar në Buenos Aires. Në vitin 1969 shugurohet meshtar dhe një vit më vonë përfundon studimet për teologji.

Për pesëmbëdhjetë vjet dha mësim në universitetet katolike, ndërsa në vitin 1986 shkoi në Gjermani, ku kreu doktoraturën. Në vitin 1992, ai u emërua nga Papa Gjon Pali II si peshkop i qytetit të Auca dhe peshkop ndihmës i Buenos Aires. Më 28 shkurt 1992 u zgjodh Kryepeshkop i Buenos Aires dhe i gjithë Argjentinës.

Në vitin 2001, Gjon Pali II e emëroi atë kardinal dhe në prill 2005 mori pjesë në zgjedhjen e Papës Benediktit nga Konklava.

Si kryepeshkop i Buenos Aires , ai theksoi mbështetjen e qytetarëve më të varfër, përhapjen e fjalës së Zotit në çdo cep të qytetit, mbajtjen e portave të të gjitha kishave "gjithmonë të hapura" dhe bashkëpunimin e ngushtë midis klerikëve dhe laikëve.

Jorge Mario Bergoglio u zgjodh Papë më 13 mars 2013. Ai vendosi të zgjidhte emrin Françesku – duke theksuar, kryesisht, titullin e peshkopit të Romës – dhe të mbante një kryq hekuri në vend të një ari. “Vëllezërit e mi, kardinalët, për të zgjedhur Papën e re, erdhën deri në skajin tjetër të botës”, tha ai në urimin e tij të parë drejtuar besimtarëve.

Sipas të gjithë analistëve, por edhe në zemrat e miliona besimtarëve, ai ishte “Papa i të varfërve”, Ati i Shenjtë i Katolikëve që theksoi ndihmën dhe solidaritetin me emigrantët, “të fundit” dhe të harruarit.

Ai urdhëroi autoritetet e Vatikanit që të pastrehët të flenë në rrugët përreth Shën Pjetrit, por edhe brenda sheshit të Bazilikës.

"Kush jam unë që të gjykoj një homoseksual kur ai vetë kërkon rrugën e Zotit?" ishte përgjigja që i dha një gazetari, duke u kthyer me avion nga një prej udhëtimeve të tij të para si Papë.

Por rruga e pontifikatit të Françeskut nuk ka qenë e lehtë. Në të vërtetë, rruga  e tij ishte e shtruar me pengesa, rezistencë dhe akuza edhe nga brenda Kishës.

Disa madje pretendojnë se ai hasi vështirësitë më të mëdha brenda mureve të Vatikanit. Ka zëra për kardinalë, burra të Kurisë, priftërinj por edhe laikë. Ajo që i bashkonte ishte armiqësia e tyre ndaj çështjeve të trajtuara nga Bergoglio, shpesh tema të reja, të ashpra dhe përçarëse, si qëndrimet e tij./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: