POLITIKË /

“I thashë shumë armiq ke bërë”, Rama mban 1 minutë heshtje për Papën dhe rrëfen bisedën me të

Shkruar nga Versus

“I thashë shumë armiq ke bërë”, Rama mban 1

Kreu i qeverisë Edi Rama e mori lajmin për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut teksa zhvillonte takimin me gratë në Kavajë. Ai mbylli takimin dhe mbajti një minutë heshtje, ndërsa rrëfeu edhe një bisedë që kishte patur me Papa Françeskun gjatë takimit të dytë me të.

“Jemi takuar disa herë, por në Vatikan në audiencë me të kam qenë dy herë. Në takimin e dytë, e pyes i them At i Shenjtë më duket se shumë armiq ke bërë duke thënë gjëra që nuk i ka thënë kurrë një Papë. Nuk e harroj kurrë, më tha, kryeministër nëse nuk i them ato që kam për të thënë tani që kam kohën me njerëzit, kur do i them dhe kujt do ia them? Krimbave kur të shkoj në varr”- u shpreh Rama.

Më pas në rrjetin social publikoi foton e Papa Françeskut teksa mbante në duar plisin shqiptar duke e shoqëruar me mbishkrimin "Lamtumirë, At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë". Versus.al

“I thashë shumë armiq ke bërë”, Rama mban 1

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: