BOTA /

Rezervat shtetërore, Albin Kurti thirret të dëshmojë sot para Prokurorisë Speciale

Shkruar nga Versus

Rezervat shtetërore, Albin Kurti thirret të dëshmojë sot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale të vendit në orën 09:30 për të dëshmuar mbi rastin e rezervave shtetërore.

Në këtë rast janë të përfshirë ministrja Rozeta Hajdari dhe biznesmeni Ridvan Muharremi.

Ftesa i është dërguar Kurtit që nga data 12 dhjetor, por kryeministri ende nuk ka lënë të qartë nëse do të jetë i pranishëm për të dëshmuar apo jo.

Tetë muaj më parë ka dëshmuar vetë ministrja. Ndërsa në gusht të 2023 nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, u arrestuan dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e biznesmeni Ridvan Muharremi, që u raportua se ishte i afërt me kryeministrin Albin Kurti. Versus.al

Poll