
Kosovë- Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë në spitalin e Prishtinës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
87 vjeçari ishte shtruar në spital prej javësh dhe së fundmi gjendja e tij u përkeqësua.
Për këtë arsye, ish-presidenti Thaçi më 13 mars mori leje nga gjykata e Hagës për ta vizituar të atin në spitalin e kryeqytetit të vendit. Kërkesa e tij, iu miratua pas dy refuzimeve të mëparshme.
Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore Hashim Thaçi ishte vizituar në Hagë nga dy prindërit e tij në korrik të vitit 2022. Ish-kreu i shtetit të Kosovës prej 2020-ës mbahet i paraburgosur në Hagë, ku po gjykohet lidhur me akuza të dyshuara për krime lufte. Versus.al







