BOTA /

Rezervohet nga liderët botërorë kur shkojnë në Paris, merr flakë hoteli luksoz pranë pallatit Elyse

Shkruar nga Versus

Rezervohet nga liderët botërorë kur shkojnë në Paris,

Francë- Një hotel luksoz me pesë yje në Paris u përfshi nga flakët ditën e sotme duke bërë që 400 persona të evakuoheshin.

Dy prej anëtarëve të stafit pësuan dëmtime të lehta ndërsa përpiqeshin të shuanin flakët që nisën në kuzhinën e bodrumit të hotelit “Le Bristol Paris”. Hoteli njihet për faktin që shpesh frekuentohet nga liderët botërorë gjatë vizitave që ata zhvillojnë në Paris pranë Pallatit Elyse.

 

Policia mbylli rrugën Rue du Faubourg Saint-Honoré, ndërsa shërbimi zjarrfikës i kryeqytetit bëri të ditur se zjarri u vu nën kontroll. Versus.al

Tags:

francë

Poll