BOTA /

Rrëmbehet foshnja 17 ditëshe nga materniteti, jeta e tij është në rrezik

Shkruar nga Versus

Rrëmbehet foshnja 17 ditëshe nga materniteti, jeta e tij

Autoritetet franceze kanë kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve belge teksa po heton rrëmbimin e një djali të porsalindur, vetëm 17 ditësh, nga një maternitet në zonën e Parisit nga prindërit e tij. Autoritetet besojnë se ata mund të kenë ikur tashmë në Belgjikë.

Santiago është rrëmbyer nga prindërit e tij me origjinë rome, 23 dhe 25 vjeç, natën e së hënës në të martë nga spitali “Robert Balanget” në Aulnes-sous-Bois, në rajonin e Parisit. Ai është një foshnjë i lindur në javën e 32-të të shtatzënisë dhe pa kujdes mjekësor mbijetesa e tij është shumë e vështirë.

Rrëmbimi ndodhi mes orës 23:00 dhe 23:30 të së hënës mbrëma dhe spitali u vu në dijeni të faktit nga shkëputja e sensorëve të rrahjeve të zemrës.

Forcat e rendit u alarmuan pasditen e së martës nga stafi i repartit të neonatologjisë për zhdukjen e një foshnjeje të lindur para kohe, e cila ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Në kuadër të hetimeve, hetuesit kanë vijuar arrestimin e pesë personave të moshës 16 deri në 29 vjeç në periferi të Parisit. Këta janë njerëz që i përkasin “ambientit” të prindërve.

Në shtëpitë e prindërve, të cilët jetojnë në periferi të Parisit, si dhe në adresat e familjarëve të tyre, janë bërë kontrolle, por pa rezultat.

 

Poll