Greqi- Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre romë në burgun Nigrita Serres.
Shqiptarët, 45 dhe 42 vjeç u përfshinë në një sherr me dy anëtarët e komunitetit rom me të cilët ndodheshin në një zonë të përbashkët në korridorin e qendrës së paraburgimit.
Për pasojë romët mbetën të plagosur për shkak të goditjeve me thikë dhe grushte nga ana e shqiptarëve.
Mediat greke bëjnë me dije se 45-vjeçari shqiptar vuan dënimin me 10 vjet e 2 muaj për shkelje të ligjit për substancat e varësisë ndërsa 42-vjeçari shqiptar vuan dënimin me 16 vjet për vrasje në tentativë. 30-vjeçari rom vuan dënimin me 20 vjet e 7 muaj për vjedhje të dalluara, ndërsa 42-vjeçari rom vuan dy dënime me burg prej 9 vjet e 5 muaj dhe 7 vjet e 15 ditë për vjedhje të rëndë e vjedhje të thjeshtë. Versus.al







